2009-03-20 16:42:23

Predikimi II i Krezhmëve në Vatikan.


(20.03.2009 RV)Sot, ndërsa Papa vijon shtegtimin në Afrikën e largët, në Kapelën e ‘Nënës së Shëlbuesit’ të Pallatit Apostolik në Vatikan, predikatari i Shtëpisë Papnore, Atë Raniero Kantalamesa vijoi predikimin e dytë të Krezhmëve. Të pranishëm, anëtarët e Kuries Romake.
Tema e përgjithshme e predikimit është “Ligji i Shpirtit Shenjt, që jep jetë në Jezu Krishtin”, shkëputur nga Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve (Rom 8,2). Sot reflektimi i predikatarit u frymëzua nga vizioni i Shën Palit rreth veprës së Shpirtit Shenjt. Atë Kantalamesa e paraqiti Shpirtin Shenjt si mësues, që i prin besimtarit përmes ndergjegjes, Fjalës së Zotit e mësimit të Kishës.
Predikimet e ardhshme do të mbahen më 27 mars e 3 prill.







All the contents on this site are copyrighted ©.