2009-03-19 12:33:15

Fjalët e sakta të Papës Benedikti XVI mbi parandalimin e Sidës


(19.03.2009 RV)Ju propozojmë fjalët e transkriptuara të Papës Benedikti XVI mbi parandalimin e Sidës, fjalë të thëna gjatë udhëtimit me avion për në Afrikë, ku Ati i Shenjtë ndodhet për vizitën e tij të parë apostolike në kontinentin e zi.

Pyetje e gazetarit francez të “Antenne 2”: Shenjtëri, ndër të këqiat që martirizojnë Afrikën, është edhe ajo e përhpajes së Sidës. Qëndrimi i Kishës mbi mënyrën e luftës kundër saj, shpesh konsiderohet jo realist e jo efikas. Ju do ta prekni këtë temë gjatë udhëtimit? Très Sain Père, Vous serait-il possible de répondre en français à cette question?

Përgjigjia e Papës Benedikti XVI: Ju flisni mirë italisht… Atëherë, unë do të thosha të kundërtën. Mendoj se realiteti më efikas, më i pranishëm, më i fortë në luftën kundër Sidës është pikërisht Kisha katolike me lëvizjet e saj, me realitetet e saj të ndryshme. Mendoj për Bashkësinë e Shën Egjidit që bën shumë – dukshëm ose jo – për luftën kundër Sidës, mendoj për kamilianët e gjëra të tjera, mendoj për murgeshat që janë në dispozicion të të sëmurëve… Do të thosha se nuk mund të kapërcehet ky problemi i Sidës vetëm me para. Janë të nevojshme, por nëse nuk ka një përshpirtëri që të dijë t’i përdorë, nuk ndihmojnë. Nuk mund të kapërcehet me shpërndarjen e prezervativëve: në të kundërt, e rëndojnë problemin. Zgjidhja mund të jetë vetëm e dyfishtë: së pari, humanizimi i seksualitetit, pra një rinovim shpirtëror dhe njerëzor, që të sjellë me vete një mënyrë të re sjelljeje me njëri-tjetrin; së dyti, miqësia e vërtetë, sidomos për personat që vuajnë, gatishmëria, edhe me sakrifica personale, për të qëndruar me ata që vuajnë. E këta janë faktorët që ndihmojnë e që sjellin me vete edhe përparime të vërteta e të dukshme. Prandaj, do të thosha, kjo forca jonë e dyfishtë për ta rinovuar njeriun nga brenda, për t’i dhënë forcën njerëzore e shpirtërore për një sjellje të drejtë ndaj trupit të vet dhe të tjetrit, si edhe kjo aftësi për të vuajtur sëbashku me ata që vuajnë, për të qenë të pranishëm në situata sprove. Më duket përgjigjia e drejtë e Kisha e bën këtë e kështu, ofron një kontribut të madh e të rëndësishëm. Falenderojmë të gjithë ata që e bëjnë.








All the contents on this site are copyrighted ©.