2009-03-17 15:28:32

Jaundé, kryeqytet i Kamerunit


(17.03.2009 RV)Jaundè, kryeqyteti i Kamerunit që nga viti 1915, njihet si qyteti i shtatë kodrave dhe quhet edhe “Ongola”. U themelua në vitin 1889 nga gjermanët si stacion kërkimor botanik, për shkak të tokës pjellore e të klimës së favorshme. Pasi u shndërrua më vonë në pararojë ushtarake gjermane për eksportimin e fildishit, u pushtua nga trupat e Belgjikës në fund të Luftës I Botërore. Më vonë kaloi nën protektoratin francez. Sot, këtu ndodhen institucionet më të rëndësishme të vendit dhe disa agjensi ndërkombëtare.
Kryedioqeza katolike e Jaundesë ka një sipërfaqe prej rreth 5000 km katrorë. Në të gjithë territorin banojnë 1.731.000 persona, por vetëm 49% e tyre janë katolikë. Në Jaundè ndodhen 136 famulli, 129 meshtarë dioqezanë, 80 seminaristë, 236 meshtarë rregulltarë, 416 rregulltarë jo meshtarë, 459 rregulltare, 104 institute edukimi e 38 bamirësie. Gjatë vitit të fundit janë pagëzuar 16.566 vetë.
Kryeipeshkëv i Jaundesë është imzot Simon-Viktor Toniè Bakot, i lindur në Eséka, më 24 mars 1947. Ai është shuguruar meshtar më 15 korrik 1973 dhe është kryeipeshkëv i Jaundesë nga 4 tetori 2003.








All the contents on this site are copyrighted ©.