2009-03-17 17:03:15

Angolë: Roli i gruas në shoqërinë afrikane.


(17.03.2009 RV)RealAudioMP3 Siç dihet, etapa e ardhshme e udhëtimit të Benediktit XVI do të jetë udhëtimi në Angolë dhe një nga temat që do të përshkojnë këtë shtegtim do të jetë gjendja e gruas afrikane. Për më hollësisht mbi këtë pikë delikate të jetës dhe të shoqërisë afrikane në përgjithësi flet Motër Zhoslin Kamba, e Kongregatës së Motrave të Shën Anës, e cila pikësëpari përshkruan padurimin me të cilin po pritet vizita e Papës nga rregulltaret e këtij vendi:

Përgjigje: Ne rregulltaret e Kamerunit jemi shumë të kënaqura. Po e përjetojmë këtë ngjarje si hir të Zotit dhe presim që Papa ta përforcojë fenë tonë dhe të na ndihmojë që të jemi një dritë shprese në mes të popujve që vuajnë e që kanë probleme të ndryshme, si varfëria, vuajtja; shpresë për të rinjtë që ndihen të braktisur, të përhumbur që nuk kanë një të ardhme të sigurtë. Po presim pikërisht atë që do të na thotë Papa në mënyrë që edhe ne pastaj të jemi një dritë shprese për të tjerët.

Pyetje: Një nga çastet më të rëndësishme të këtij udhëtimi, do të jetë takimi i Papës, në Angolë me Lëvizjet Katolike që merren me promovimin e gruas. Faktori grua në Afrikë është quajtur gjithnjë si shumë i rëndësishëm, apo jo....

Përgjigje: Gruaja është nëna e njerëzimit dhe për ne afrikanët gruaja është pikërisht “nëna” sepse mban në bark një qenie të gjallë. Ajo është në qendër të kulturës sonë. Mandej, e dini edhe ju vetë, se Kisha në Afrikë mbahet nga gratë: pjesa më e madhe e të krishterëve janë gra dhe janë fetare shumë të zellshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.