2009-03-16 18:12:09

Më 19 mars, faqja zyrtare e internetit të Selisë së Shenjtë do të flasë edhe në gjuhën kineze


(16.03.2009 RV)Më 19 mars, me rastin e Solemnitetit të Shën Jozefit, fat i Shën Marisë Virgjër e Pajtor i Kishës Universale, faqja internet e Selisë së Shenjtë do të pasurohet me një seksion të ri në gjuhën kineze. Lajmi u dha sot nga Salla e Shtypit e Vatikanit. Është gjuha e tetë me të cilën flet faqja e internetit www.vatican.va, pas italishtes, anglishtes, frëngjishtes, spanjishtes, gjermanishtes, portugalishtes dhe latinishtes. Falë këtij shërbimi, miliardat e kinezëve në botë mund të konsultojnë tekstet e Papës Benedikti XVI e dokumentet e tjera të Kishës Katolike. Selia e Shenjtë është e pranishme në internet në gjuhën kineze, që nga viti 1998 përmes Agjensisë ndërkombëtare Fides (www.fides.org) dhe nga viti 1999 përmes faqes së internetit të Radio Vatikanit (www.radiovaticana.org).








All the contents on this site are copyrighted ©.