2009-03-16 18:12:32

Kameruni


(16.03.2009 RV)Territori i sotëm Kamerunit deri në fillim të shekullit të kaluar ishte nën protektoratin gjerman. Në vitin 1920 u nda ndërmjet Francës e Mbretërisë së Bashkuar, një herë me mandat të Shoqërisë së Kombeve, më pas nën kujdestarinë e administratës së OKB-së (1945). Republika e Kamerunit u themelua më 1 tetor 1961, përmes ribashkimit të pjesës franceze (që e kishte fituar pavarësinë më 1 janar 1960), me zonën jugore të pjesës britanike.
Ndërsa zona veriore e Kamerunit britanik u bashkua me Nigerinë. Në vitin 1972, duke modifikuar karakterin fillestar federal, vendi u organizua në formën e një shteti të vetëm. Presidenti, që ka pushtet të gjërë ekzekutiv, zgjidhet me votime të drejtpërdrejta. Mandati i tij zgjat 7 vjet. Asambleja Kombëtare, me 180 anëtarë, zgjidhet çdo pesë vjet.
Kameruni është anëtar i Komunuelthit, i Organizatës së Konferencës Islamike, i OKB-së, i Bashkimit Afrikan, i WTO-së (Organizatës Botërore të Tregtisë), i lidhur me Bashkimin Evropian.
Kufizohet me Nigerinë, me Çadin, me Republikën Qendroafrikane, me Kongon, Gabonin e Guinenë Ekuatoriale, me Oqeanin Atlantik në gjirin e Guinesë e me liqenin e Çadit. Kufiri me Nigerinë u modifikua në vitin 2002-2003 nga Gjykata e Lartë e Hagës, që i dorëzoi Kamerunit gadishullin e Bakassi-t dhe rreth 1000 kilometra katrore në zonën e liqenit të Çadit.
Kryeqyteti i vendit është Yaoundé, me 1 milion e 248 e 200 banorë (2001); numër që në vitin 2005 arriti në 1 milion e 485 mijë banorë.
Gjuhë zyrtare janë frëngjishtja e anglishtja, por përdoren edhe gjuha bantu, dialektet sudaneze e semibantu.
Vendi ka një sipërfaqe prej 475. 442 kilometra katrore e një popullsi prej 17 milion e 034 mijë banorë, 54 % e së cilës jeton në qytet.
Dendësia e popullsisë është 38 banorë për kilometër katrore.
Grupet kryesore etnike banojnë në zona të ndryshme të vendit: në jug banorët janë kryesisht bantu; në qendër-veri - sudanezë të islamizuar; në pyjet ekuatoriale jetojnë grupe të vogla pigmejsh.
Besimet: 26.7% e popullsisë është katolike, 26% ndjek besimet animiste - tradicionale, 21,8% janë myslimanë, 17,5% protestantë.
 Monedha që përdoret në vend është frangu.
Të ardhurat për frymë janë 1. 002 $ US dollar në ditë.







All the contents on this site are copyrighted ©.