2009-03-14 13:54:20

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 3-të të Kreshmëve, ciklit të dytë sipas kalendarit kishtar.“B"


(14.3.2009 RV) RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 3-të të kohës së Kreshmëve, të ciklit të dytë sipas kalendarit kishtar, duke vijuar kështu me përgatitjen tonë shpirtërore për kremtimin e Pashkëve.
Udha kreshmore që na propozon liturgjia, na udhëheq drejt një vizioni gjithnjë e më të qartë, të asaj që do të jetë rezultati përfundimtar i jetës së Jezusit. Ai, është mirë ta kujtojmë, nuk pëson asnjë vendim apo përcaktim të vendosur prej të tjerëve, do të thotë nga Ati, por vullnetarisht nisët udhës duke bashkëndarë planin e vështirë të shëlbimit të njerëzimit, që duhet të realizohet. Sipas Gjonit, Jezusi është i vetëdijshëm për domethënien që ka misioni i tij në botë që nga fillimi i jetës së tij publike, prandaj çdo vepër e tij, çdo gjest i tij e çdo fjalë e tij, tregojnë se gjithçka përkon mbi Pashkët, domethënien e së cilës Jezusi do ta ripërtëri në dritën e kryqit e të ngjalljes së tij. Pashka e tillë i ka rrënjët e lashta, sepse Ati Qiellor ka dashur ta përgatis ardhjen e të Birit dhe kumtimin e Ungjillit duke ftuar një popull të “krijuar” prej tij, Izraelin, të jetoi në bashkim me Të. Për këtë qëllim, ai i dhuron 10 urdhërimet, që shërbejnë për një udhëtim të vërtetë të çlirimit, cilat do qofshin udhët që çojnë në përsosmërinë e dashurisë e që nuk janë shprehje e një ligjshmërie të thatë.. Kur një njeri dashuron, e ka Zotin në zemër. Kur një njeri dashuron, është në zemër të Zotit.
Udha kreshmore ka arritur në çastin e verifikimit. Në këtë atmosferë shpirtërore, vendoset edhe leximi i parë i kësaj së diele nga Libri i Daljes (Dal 20,1-17). Dekalogu apo 10 Urdhërimet e Zotit shprehin atë që Hyji do nga populli i tij në momentin më të mirë të historisë së vet. Edhe leximi i dytë i kësaj së diele, nga Letra e parë e Shën Palit drejtuar Korintianëve (1Kor 1,22-25), përmes një krahasimi mes marrëzisë e urtisë dhe dobësisë e fuqisë, na tërheq vëmendjen se ka ardhur momenti i autenticitetit, çasti i së vërtetës. Ungjilli i kësaj së diele, marr nga Gjoni (Gjn 2,13-25), na paraqet një gjest mjaft “energjik” të Jezusit: ekziston një mënyrë e të qenurit besimtar apo fetar që duhet ta flasim larg e të lirohemi prej mënyrës së rreme të besimit. Ungjilli na flet për kultin e vërtetë, që njeriu duhet ta kultivojë duke u frymëzuar nga dëftimi i dashurisë së Zotit që është kryqi i Krishtit. E tani t’i dëgjojmë së bashku leximet biblike të kësaj së diele....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.