2009-03-14 15:29:36

Festa liturgjike e Shën Luizës dë Marijak


(15.03.2009 RV)Luiza lindi më 1591 në Ferrier. Kaloi një fëmijëri të trazuar. Si mbeti jetime nga i jati, pas vitit 1604 iu besua një zonjusheje të varfër, që ka shumë mundësi të ketë qenë e ëma, e cila e detyroi menjëherë të punonte. U rrit duke punuar rëndë e duke gjetur të vetmin ngushëllim në Kishë. I lindi kështu dëshira të bëhej rregulltare. Po familjarët, në kundërshtim me dëshirën e saj, në vitin 1613 e martuan me stallierin e sekretarin e Maria de’ Mediçi, Antonio le Gras. Bisedat e vazhdueshme me Françeskun e Sales, të cilin e takoi për herë të parë në Paris në vitin 1618, e ndihmuan Luizën ta duronte vuajtjen e rëndë shpirtërore. Më pas, në vitin 1624, falë takimit me Vinçencin de’ Paoli, u bë bashkëthemeluese e Institutit të Bijave të Dashurisë. Pak më vonë, në vitin 1625, pas vdekjes së të shoqit dhe hyrjes në seminar të të birit, Mikelit, nisi të strehonte në shtëpinë e vet vajzat e para që dëshironin të viheshin në shërbim të të varfërve, në bashkëpunim me Zonjat e dashurisë. Ishte bërthama e parë e Kongregatës së re, të cilën Shën Luiza e udhëhoqi deri sa vdiq, më 15 mars 1660.

 







All the contents on this site are copyrighted ©.