Sot Kisha përkujtoi Shën Kristinën e Shën Sabinin, Martirë.
(13.03.200)9 RV)Sot Kisha përkujtoi festën liturgjike të Shën Kristinës, martire
e kohëve të para të krishterimit. Të dhënat për jetën dhe martirizimin e saj humbasin
në mjegullën e kohëve. Për të dihet vetëm se jetoi rreth viteve 559 në Persi, ku derdhi
gjakun për Krishtin. U rrah për vdekje me shkopinj, duke fituar kështu kurorën e martires,
nën mbretërinë e Kosroes I të Persisë. Edhe për jetën e martirizmin e Shën
Sabinit, festa liturgjike e të cilit bie po sot, kemi pak të dhëna. Dimë se jetoi
në Egjipt rreth viteve 287, se vuajti shumë për shkak të fesë në Krishtin, se u torturua
gjatë e se, më në fund u flak në një lum, ku edhe gjeti vdekjen.