2009-03-11 17:57:45

Shenjti i ditës: Shën Sofroni i Jeruzalemit.


(11.03.2009 RV)Sofroni, sirian nga Damasku, u zgjodh patrik i Jeruzalemit në vitin 634. Palestina e kohës së tij jetonte në atmosferën e sulmit të afërt të Abu-Bekr, vjehërr i Muhametit (632) dhe të kalifit Omar. Vetë Sofroni atë vit nuk mundi t’i kremtonte, si zakonisht, Këshndellat në Kishën e Lindjes së Krishtit, për shkak të rrethimit. Por përveç këtij armiku të rrezikshëm, Patrikut iu desh të përballonte edhe herezinë e monotelizmit, që propozonte një model kristologjik të paplotë e kufizues. Së bashku me Maksimin, që njihet me epitetin “Rrëfyesi”, Sofroni u përpoq të luftonte, duke përdorur si armë pendën. Shkroi shumë kundër herezisë, që dilte nga vetë oborri perandorak i Konstantinopojës. Fatkeqësisht iu desh të jetonte një ngjarje tejet të hidhur: dorëzimin e qytetit në duart e kalifit Omar, në vitin 638. Vdiq pak ditë më pas. Nga ai shpëtuan vetëm disa poezi e letra.







All the contents on this site are copyrighted ©.