2009-03-09 18:26:25

Seminar për ipeshkvijtë përgjegjës të Komunikimeve Shoqërore: intervistë me imzot Çelin.


(09.03.2009 RV)Filluan sot në Romë punimet e një seminari, në të cilin marrin pjesë ipeshkvijtë që përgjigjen për komunikimin shoqëror pranë Konferencave ipeshkvnore. Ndërmjet tyre, përfaqësuesi i Konferencës ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, imzot Lucian Avgustini. Prelatët do të reflektojnë për perspektivat e reja që hapen para komunikimit kishtar, në një epokë që karakterizohet nga ndryshime të mëdha në fushën e teknologjisë e të kulturëss së komunikimeve. Mbi qëllimet e këtij seminari, të dëgjojmë imzot Klaudio Maria Çeli, kryetar i Këshillit Papnor të komunikimeve shoqërore, dikaster organizator i takimit:

Përgjigje: - Ipeshkvijtë do të ftohen të njohin plotësisht atë që po ndodh në fushën e mediave, të thellohen në problematikat, që lindin në këtë fushë: të shikojnë sesi nga këto teknologji lind një kulturë e re. Papa fliste për teknologji të reja e marrëdhënie të reja, por kryesisht nënvizonte se duhet promovuar kultura e dialogut, e respektit dhe e miqësisë. Tema, mbi të cilën filluan të reflektojnë sot ipeshkvijtë, nga njëra anë ka të bëjë me njohjen më të thelluar të asaj që po ndodh e, nga ana tjetër, me përpjekjen për të kuptuar ç’duhet të bëjë Kisha, për të qenë e pranishme në këtë kulture dixhitale, që po lind. Të shikojë si mund të jetë e pranishme, ç’mund të japë e si mund të hyjë në dialog me këtë realitet të ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.