2009-03-09 18:25:56

Papa në manastirin e Shën Françeskës Romake të Tor de’ Speki.


(09.03.2009 RV)Pas vizitës në Kampidol, Papa shkoi në manastirin e afërm të Shën Françeskës Romake në Tor de’ Speki. Në Kapelën e Korit u mbajt një çast i shkurtër kremtimi, gjatë të cilit u adhurua i Shenjtnueshmi Sakrament dhe u nderua trupi i Shën Françeskës Romake, në festën e saj të sotme liturgjike. Benedikti XVI u drejtoi fjalën rregulltareve, pasi ndoqi përshëndetjen e Nënës Maria Kamila Rea, eprore e manastirit.
Kështu Benedikti XVI nderoi ‘më romaken ndërmjet shenjtorëve’, ndërsa vijon ende përkujtimi i katërqindvjetorit të shenjtërimit të saj. Foli për përkushtimin e plotë ndaj Zotit e të afërmit të Shën Françeskës, bashkëshorte, nënë e tre fëmijëve e më pas themeluese e Oblateve të Tor de’ Speki, që ndërmjte viteve 1300 e 1400 bëri të lindë një përvojë e re, sipas së cilës heshtja e lutja lidhen ngushtë me veprimtarinë e përditshme.
Kundrimi e veprimi, lutja e shërbimi i bamirësisë, ideali monastik e impenjimi shoqëror: gjithë kjo gjeti këtu një laborator të pasur me fryte, në lidhje të ngushtë me murgjërit Olivetanëë të Shën Marisë së Re. Por nuk duhet harruar se i vetmi motor, që e vuri në lëvizje gjithçka u realizua në rrjedhë kohe, ishte zemra e Françeskës, në të cilën Shpirti Shenjt derdhi pa kursim dhantitë e veta shpirtërore e, njëkohësisht, nxiti nisma të panumërta, në shërbim të së mirës së njeriut.
Manastiri i Shën Françeskës Romake – theksoi Papa – karakterizohet nga një drejtpeshim i veçantë ndërmjet jetës rregulltare e jetës laikale, ndërmjet jetës në botë e asaj jashtë botës e, duke u ndodhur në zemër të qytetit, bëhet gati-gati simbol i nevojës për ta çuar në qendër të bashkëjetësës civile, përmasën shpirtërore, për t’i dhënë, kështu, kuptim të plotë, veprimtarive të panumërta të qenies njerëzore.







All the contents on this site are copyrighted ©.