2009-03-07 17:28:16

Papa për vizitë në Bashkinë e Romës


(08.03.2009 RV)Papa Benedikti XVI do të shkojë nesër për vizitë në Bashkinë e Romës. Pas takimit me kryetarin e bashkisë, Xhani Alemano, Ati i Shenjtë do të marrë pjesë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, me temë “Rëndësia universale e Romës, kryeqytet i Katolicizmit dhe i vlerave të tij”. Vizita e Benediktit XVI është pjesë e një traditë të konsoliduar tashmë, sipas së cilës papët ngjiten në Kodrën Kapitoline në rrugën për në Bazilikën e Lateranit, në fillim të papnisë. Nga ana e tyre, administratorët e Romës priten çdo vit nga Papa në Vatikan për shkëmbimin e urimeve në fillim të vitit. I pari që vulosi këtë miqësi, për të mirën e Romës dhe të qytetarëve të saj, qe Papa Pali VI, i cili vizitoi Bashkinë e Romës më 16 prill 1966. Benedikti XVI, pas takimit me funksionarët e bashkisë do të shkojë edhe në Kuvendin e shën Françeskës Romake, ku e presin motrat oblate.








All the contents on this site are copyrighted ©.