Si sot më 6 mars 1844 u lind poeti i shquar arbëresh, Zef Serembe.
(06.3.2009 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, përkujtojmë se si sot më
6 mars 1844 u lind poeti i shquar i letërsisë arbëreshe, Zef Serembe. Krijimtaria
e tij është e lidhur ngushtë me periudhën e lëvizjes kombëtare shqiptare.Thuhet se
ka patur një krijimtari të pasur, por pas kthimit në Brazil humbi gjithë dorëshkrimet
me drama, poema, poezi e përkthime. I nipi i tij, Kozmo Serembe, mblodhi çfarë gjeti
nga krijimtaria e Zef Serembes dhe i botoi me titullin "Vjersha". Ndër titujt e përfshirë
janë: "Për lirinë e Venetisë", "Zonjës Elena Gjika", "Fati", "Jeta e Shën Mërisë së
virgjër", "Kënga e mallit të parë", "Më të bukurës që është në Strigar", etj. Serembe
vdiq në Brazil më 19 shkurt 1901.