2009-03-06 17:31:56

Impenjimi i Kishës Katolike në luftën kundër glaukomës


(06.03.2009 RV)Kremtohet sot Dita Botërore e Glaukomës, me qëllimin që njerëzimi ta njohë më mirë këtë sëmundje të syrit dhe strategjitë e parandalimit e të kurimit të saj. Glaukoma është përgjegjëse për 12,3% të verbërisë në shkallë botërore, raste që përqëndrohen kryesisht në jug të botës. Së paku 67 milion vetë vuajnë nga kjo patologji. Në kuadrin e Kishës Katolike, veçanërisht e impenjuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje është organizata “Misionet e krishtera për të verbërit në botë”. Vetëm me 35 euro, nënvizon sot organizata, mund të realizohet një operacion që e zgjidh problemin e glaukomës.







All the contents on this site are copyrighted ©.