Omar Bashir akuzon: Kriminelët e vërtetë janë SHBA-të e vendet evropiane.
(05.03.2009 RV)Presidenti sudanez Omar Bashir, i kërkuar nga gjykata e Hagës
për krime kundër njerëzimit në Darfur, guxoi të deklarojë sot paradite gjatë një manifestimi
proteste në Kartum, Sudan, se kriminelët e vërtetë janë SHBA-ës dhe vendet evropiane.
Bashir akuzohet se ka urdhëruar një fushatë shfarosjeje, përdhunimesh dhe plaçkitjesh.
Ndërkohë vetëm Kina ka protestuar zyrtarisht pranë OKB-së për pezullimin e procesit
gjyqësor ndaj presidentit sudanez Bashir.