2009-03-05 15:51:50

Diskriminimi kundër të krishterëve është në rritje: denoncimi i OSBE-së.


(05.03.2009 RV)Diskriminimi kundër të krishterëve është në rritje: në këtë rezultat arriti tryeza e rrumbullakët, organizuar dje në Vjenë, nga OSBE-ja. Është debati i parë mbi temën “Intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve”, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 56 vendeve të Organizatës për sigurinë e bashkëpunimin në Evropë. Format e përjashtimit, mënjanimit, apo dhunimet e të drejtave janë të shumta, si sulme kundër personave e pasurisë së tyre, ose ligje diskriminuese për të krishterët. Të dëgjojmë zv.presidentin e Parlamentit Evropian, Mario Mauro, i cili është edhe përfaqësues i Presidencës së OSBE-së kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit:
Në veçanti, dolën në dritë problemet e lidhura me pushtimin turk të veriut të Qipros, kushtet e patriarkatit ortodoks në Turqi, diskriminimi kundër të krishterëve, që jetojnë në republikat ish-sovjetike, ku qeveritë janë filoislamike. Akoma janë të rënda kontradiktat për kthimin e pasurive pas vitesh komunizmi, apo kushtet në ato vende ku regjistrimi i popullsisë bëhet me deklarimin e fesë përkatëse.
Të flasim për ato vende ku të krishterët nuk janë pakicë. Ç’ndodh në ato shoqëri?
Gjatë kësaj nisme të parë, konstatuam se nëse ka diçka që bie erë persekutim në lindje të Vjenës, ka edhe diçka që bie erë diskriminim në perëndim të Vjenës. Këtu, qartësisht, diskriminimi lidhet me edukimin, me mësues që u thonë nxënësve se cilën fe preferojnë e ndjekin, duke bërë që kjo të kthehet në burim mënjanimi brenda klasës e përvojës edukative. Gjithashtu, ekzistojnë disa ligje, që duket se dëshirojnë të kufizojnë mundësinë e Kishës për të shpallur antropologjinë e vet, konceptin e vet mbi botën e sidomos, ekziston një impostim i tipit laicistik, që e konsideron gjithnjë e më tepër fenë fakt privat e jo diçka që ka edhe vlerë publike.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.