2009-03-04 15:56:06

Më 4 mars përkujtojmë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri


(04.3.2009 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 4 mars, përkujtojmë fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri. Në orën pesë të mëngjesit të datës 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit, atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin. U akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar, në të vërtetë u pushkatuan me urdhër të diktatorit famëkeq komunist Enver Hoxha vetëm pse besonin në Zotin e vetëm pse mbronin të drejtat themelore të popullit e të atdheut. Vrasja e këtyre martirëve ishte vetëm fillimi i rrugës së kalvarit, që përshkoi kleri e populli shqiptar gjatë regjimit komunist, kalvar që ngadhnjeu mbi errësirën dhe tmerret e përbindshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Sot duke përkujtuar pushkatimin e martirëve të lartpërmendur, po ndalemi tek dy prej tyre e pikërisht tek figura e Atë Daniel Dajanit e Atë Gjovani Faustit, për të cilët flasim me Atë Lelo Lancilin, jezuit..................................RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.