Më 4 mars 1946 u pushkatua Atë Gjon Shllaku, meshtar françeskan
(04.3.2009 RV)Po si sot, më 4 mars 1946 u pushkatua Atë Gjon Shllaku, meshtar
françeskan. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1907. Teologjinë e kreu në Holandë. U
shugurua meshtar më 15 mars 1931. Vazhdoi studimet e filozofisë në Belgjikë. Doktoroi
në Universitetin e Sorbonës në Paris. Kështu hyri në radhën e fretërve më të shkolluar
të kohës së vet. Ishte profesor në gjimnazin françeskan "Lyceum Illyricum", drejtor
i revistës "Hylli i dritës" dhe i shoqatës rinore antoniane. Pas Luftës II Botërore
akuzohet për antikomunizëm si themelues i Partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë
ligjërimit në klasë në janar 1946. Pas torturash të rënda ne burg, më 22 shkurt 1946
e dënuan me vdekje.