2009-03-03 17:31:40

Rusia refuzon ofertën e presidentit Obama për zgjidhjen e çështjes së raketave.


(03.3.2009 RV)Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama i ka premtuar Rusisë të ndalojë instalimin e sistemit kundër raketave në Evropën Lindore, nëse Moska do të bashkëpunojë për ta penguar Iranin të punojë për armët bërthamore. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta amerikane Nju Jork Tajms. Oferta e Obamës i është dorëzuar presidentit rus Dmitri Medvjedev muajin e kaluar, nga funksionarë të administratës amerikane, çka është konfirmua edhe nga Moska.
E presidenti rus Dimitri Medvedev është përgjigjur duke thënë se nuk mund të ketë kurrfarë shkëmbimi mbi problemet që kanë të bëjnë me bërthamoren iraniane e projektin amerikan të sistemit kundër raketave në Evropë. “Askush nuk i lidhë këto tema nën formën e shkëmbimit. Ne punojmë në mënyrë të ngushtë me partnerët tanë amerikanë mbi çështjen bërthamore iraniane”, tha Medvedev në Madrid, i cituar nga agjencitë ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.