2009-03-03 18:50:53

Koha e Kreshmëve në bashkësinë kishtare të Shkodrës


(03.3.2009 RV)Fillimi i kohës së Kreshmëve për bashkësinë kishtare të Shkodrës nisi me kremtimet liturgjike dhe hapjen e një ekspozite me temë “Mëshirë o Zot se kam gabue”. Kjo ekspozitë lindi nga famullitari i katedrales dom Gjovalin Sukaj dh u realizua nga piktori shkodran Zef Paci, në bashkëpunim me galerinë e arteve të bashkisë së Shkodrës e disa familje shkodrane. Ekspozita paraqet disa piktura që rrëfejnë rrënimin e mbylljen e Kishave gjatë periudhës së diktaturës ateiste të komunizmit, një birucë burgu ku janë torturuar priftërinj e qytetarë të pafajshëm, tela me gjemba e elemente tjera që rrëfejnë tmerrin e përndjekjeve komuniste. Po më hollësisht nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.