2009-03-03 17:44:53

Imzot Zgreça: Bioetika: e paligjshme zgjedhja e fëmijëve sipas kërkesës së prindërve


(03.03.2009 RV)Foshnje sipas kërkesave. Të përzgjedhura që më parë në bazë të seksit dhe të tipareve fizike. Ky është premtimi i “Fertiliti Institjuts” i Los Anxhelosti në SHBA, drejtuar nga Xhef Shteinberg. Në këtë tip klinikash, që u janë përkushtuar fekondimit artificial, mund të përzgjidhen embrionet për arsye jo vetëm shëndetësore, por edhe thjeshtë estetike. Po hapet kështu një front tjetër i bioteknologjive, që sjell me vete probleme të reja etike dhe morale, siç shpjegon Imzot Zgreça, president nderi i Akademisë Papnore për Jetën:

Përgjigje: Nuk është hera e parë që dalin këto lloj lajmërimesh që kanë si qëllim të krijojnë klientelë. Sidoqoftë bëhet fjalë për një veprim etikisht të papranueshëm dhe që cënon dinjitetin e pasardhësve, mbasi ka si synim manipulimin e trupit të tyre, ta dominojnë atë, ta shndërrojë sipas shijeve vetjake. Ashtu sikurse është e paligjshme që një fëmijë që ka apo mund të ketë difekte trupore të eleminohet, kështu është edhe e paligjshme që të bëhet një përzgjedhje që u përgjigjet vetëm dëshirave të prindërve. Është rast tipik kur shkenca vihet në shërbim jo të së mirës por të dëshirës së porositësve, në këtë rast, në kurriz në fëmijëve. Kur dhunohet një ligj i krijimit, kaq i brishtë ligji duhet të interesohet.

Pyetje: Modifikimi gjenetik ka qenë gjithnjë përparësi e regjimeve totalitare më të egra. Çfarë tregon fakti që edhe sot po ngulet këmbë në këtë drejtim?

Përgjigje: Tashmë është e qartë se instinkti manipulues – i cili në kohën e nazizmit ishte i realizueshëm deri në njëfarë pike mbasi nuk njiheshin të gjitha këto gjëra që dimë sot – e ka kapërcyer cakun. Në fillim dukje si një prirje e veçuar e etjes për pushtet që absolutizmi politik ka dëshiruar gjithmonë të ushtrojë mbi jetën e njerëzve, por fatkeqësisht ky tip instinkti për dominim është brenda vetë njeriut dhe mbijeton edhe tek regjimet që nuk janë totalitare. Është i njëjti parim që tashmë nuk favorizohet nga një regjim që pret rezultate bio-politike, por nga interesat e atyre që kanë parà dhe të cilëve u teket të luajnë me jetën e të tjerëve.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.