2009-03-02 18:02:03

Zgjedhje rajonale në Spanjë dhe Austri


(02.03.2009 RV)30 vjet pas fundit të frankizmit, në rajonin bask të Spanjës, partitë nacionaliste humbën shumicën në parlament, duke ua lënë vendin socialistëve. Në Galici, partia popullore fiton shumicën absolute, duke i lënë pas socialistët e Zapateros e duke marrë në dorë pas katër vjetësh, qeverisjen e rajonit autonom.

Gjithnjë zgjedhje rajonale, por zhvendosemi në Austri. Në Karincie fitoi Gerhart Dërfler i partisë së guvernatorit popullor Jorg Hajder, i cili vdiq në një aksident katër muaj më parë. Lidhja për të ardhmen e Austrisë ka fituar 45,48% të votave, shumë më tepër nga sa vetë Hajder arriti të fitojë në zgjedhjet rajonale të vitit 2004.







All the contents on this site are copyrighted ©.