2009-03-02 18:01:04

Në Sharm el-Sheikh, Konferenca e Donatorëve për Gazën


(02.03.3009 RV)Të shumta raketat palestineze nga Gaza drejt territorit izraelit, në përkim me hapjen në Sharm El Sheik, të Konferencës së Donatorëve për rindërtimin e Gazës. Qëllimi i saj është të konsolidojë armëpushimin deri në arritjen e një paqeje të përgjithshme e të plotë. Presidenti francez, Sarkozì kërkoi që brenda vitit, “të imponohet” një konferencë paqeje për Lindjen e Mesme. Për momentin, donatorët duhet të gjejnë 3 miliard dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës, shkatërruar nga 22 ditë lufte ndërmjet Izraelit e Hamasit.







All the contents on this site are copyrighted ©.