2009-03-02 18:00:38

"Nostalgji uniteti": kështu Benedikti XVI në mesazhin për dorëzimin e kishës ruse të Barit, Patriarkanës së Moskës


(02.03.2009 RV)Papa Benedikti XVI shpreh kënaqësinë e tij për dorëzimin e Kishës së Shën Nikollës në Bari, Patriarkanës së Moskës. Përshëndetja e Atit të Shenjtë u lexua dje, gjatë ceremonisë, nga kardinali Salvatore De Xhorxhi, në praninë e presidentëve të Italisë e Rusisë. Bari duhet të vazhdojë të jetë një urë e natyrshme drejt Lindjes – uroi kardinali në emër të Papës – e të vazhdojë të ofrojë kontributin e tij të çmuar në rrugën drejt bashkimit të plotë të të krishterëve. Kujtojmë se kisha ortodokse e Shën Nikollës u ndërtua në vitet e para të shekullit të kaluar e nuk duhet ngatërruar me Bazilikën katolike të njohur, në të cilën ndodhen reliket e Shën Nikollit. Për Patrikun e Moskës e të gjithë Rusive, Kirill, ishte i pranishëm peshkopi ortodoks Mark.







All the contents on this site are copyrighted ©.