2009-03-02 18:01:44

Guinea Bisau: vritet presidenti Vieira


(02.03.2009 RV)Rëndohet gjendja politike në Guinea Bisau, ku sot paradite u vra nga ushtarakët presidenti Zhoao Bernardo Vieira. Vrasja u bë vetëm pak orë pas atentatit, që shkaktoi vdekjen e kreut të shtatmadhorisë së vendit afrikan. Sipas ushtrisë, presidenti ka qenë dërguesi i vrasjes së ushtarakut. Të dëgjojmë se ç’po ndodh nga goja e atë David Shokos, drejtor i radios katolike kombëtare:
“Situata ishte kritike që më parë. Janë konflikte të vjetra, të trashëguara edhe nga lufta civile e vitit 1998. E sigurtë është se kjo, edhe një herë, e bën më të brishtë demokracinë në Guinea Bisau, pikërisht në ditën kur do të fillonin punimet e parlamentit të ri, në kohën kur qeveria po merrte masa shumë pozitive për të përmirësuar ekonominë e vendit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.