2009-03-01 16:56:31

Papa me Kurien Romake fillon ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve


(01.3.2009 RV)Sot para lutjes së Engjëllit të Tenzot në mesditë në Vatikan, Benedikti XVI njoftoi besimtarët se në Vatikan sonte fillon java e udhtrimeve shpirtërore të kreshmëve për Papën dhe bashkëpunëtorët e tij të Kuries Romake. Kujtojmë se sivjet meditimet e ushtrimeve shpirtërore në Vatikan do të mbahet nga kardinali Francis Arinze, ish prefekt i Kongregatës për Kultin Hyjnor e Displinën e Sakramenteve, mbi temën “Meshtari takon Jezusin dhe e ndjek”.


E gjithnjë mbi vlerën që kanë kreshmët për besimtarët, Papa foli edhe të Mërkurën e kaluar të Përhime duke hapur pierudhën që paraprijnë e përgatisin Pashkët. “Ta jetojmë kohën e Kreshmëve sipas shembullit të Shën Palit Apostull, fitimtar në luftën ndërmjet së mirës e së keqes e dëshmitar i fitores së Dashurisë mbi vdekjen”. Kështu pra, tha Ati i Shenjtë Racinger të mërkurën e kaluar gjatë liturgjisë të së Mërkurës së Përhime kremtuar në kishën e Shën Sabinës në Adventin të Romës . Si çdo vit, kremtimi i fillimit të Kreshmëve u parapri nga një moment lutjeje në kishën e Shën Anselmit e nga procesioni pendestar.







All the contents on this site are copyrighted ©.