2009-02-28 15:06:19

E diela I e Kohës së Krezhmëve Viti 'B'


(28.2.2009 RV)RealAudioMP3 Shumё tё dashur vёllezёr e motra e tё nderuar dёgjues tё Radio Vatikanit. Jam i gëzuar që takohemi përsëri në këtë kohë tč bukur krezhmësh që Kisha na ofron për ripërtërirjen e mendjeve e të zemrave tona me Fjalën e tij.
Nё kёtё tё djelё tё parё tё Krezhmes do tё nisim rrugёtimin shpirtërore qё do tё na çojё drejt Pashkёs tё Ringjalljes. Leximet e kёtyre tё djelave i pёrkasin vitit ‘B’. Janё lexime qё na shoqërojnë në zbulimin e fytyrës së Zotit dashuri e në zbulimin e pagëzimit tonë në Krishtin Zot e Shpëtimtar. Janё lexime qё pёrmbajnё shpalljen e madhe tё asaj çfarё Zoti bёri për shëlbimin e njerëzimit. Janë katekezë e mirё pagёzimore.
Nё kёtё tё djelё, qё quhet ndryshe edhe e djela e tundimit, leximi i Ungjillit sipas Maarkut, na pёrshkruan tundimet e Jezusit nё shkretёtirё. Ёshtё njё hyrje e pёrgjithshme nё kёtё kohё tё krezhmeve e cila fillon nёn shenjёn e luftёs sё brendshme qё e pret njeriun nё zgjedhjet e tij pёrfundimtare. E përcaktimi për Hyjin Atë ёshtё njё nga kёto zgjedhje pёrfundimtare që Jezusi na mëson me jetё e këshillon me fjalë edhe neve, t’i biem mohim djallit e së keqës e ta përqafojmë udhën e Jetës që Zoti na tregon e ofron. Me teper mbi liturgjine Fjales Hyjnore te dieles se Pare te krezhmeve, mund te degjoni ketu.... h







All the contents on this site are copyrighted ©.