2009-02-27 15:00:09

Nënë Tereza ikonë e dashurisë Hyjnore ndër ne


(27.2.2009 RV)Nënë Tereza e kumtoi dhe mishëroi me jetë dashurinë e Zotit për të afërmin, pa kurrfarë dallimi apo përjashtimi. E ta kumtosh Krishtin me forcën e thjesht të së vërtetës, ishte një ndër mendimet më të thella e të bukura që Papa ofroi dje gjatë takimit të tij tradicional në fillim të kreshmëve me klerin Romak. Të frymëzuar nga ky pohim i Benediktit XVI, duam të ndalemi me forcën e thjesht të së vërtetës tek figura e një dëshmitare të jashtëzakonshme të Krishtit, e cila me tërë qenien e saj, e vogël e njëkohësisht madhështore, e mishëroi dashurinë e Zotit në dashurinë për më të varfrit ndër të varfër, pa dallim race, kombi, klase shoqërore apo feje. E kemi fjalën për çmimin Nobel për paqe, të Lumen shqiptare Gonxhe Bojaxhiun, Nënë Terezën, botërisht të pranuar e të vlerësuar. Më hollësisht mbi Nënë Terezën, të dëgjojmë njohësin më të mirë të saj ndër shqiptarë, famullitarin e Prizrenit, dom Lush Gjergjin në mikrofonin e Radio Vatikanit.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.