Më 27 shkurt përkujtohet Shën Gabrieli i Zojës së Dhimbshme, rregulltar.
(27.2.2008 RV)Kalendari kishtar më 27 shkurt përkujton Shën Gabrielin e Zojës
së Dhimbshme, rregulltar.Françesko Posenti lindi në Asizi në vitin 1838. Kur ishte
katër vjeç, i vdiq e ëma. Më vonë ndoqi vëllezërit dhe babain, guvernator i Shtetit
papnor, nëpër vende të ndryshme. Pastaj u vendos në Spoleto, ku frekuentoi Vëllezërit
e shkollave kristiane dhe Jezuitët. Në moshën 18 vjeçare filloi rishtarinë pranë
rregulltarëve Pasionistë në Morrovale ( Maçeratë), duke marrë emrin Gabrieli i Zojës
së Dhimbshme. Vdiq në vitin 1862, 24 vjeç, në Izola del Gran Saso, kur kishte marrë
vetëm urdhërat e vegjël, pra pa u bërë rregulltar me kushte të përjetshme, as meshtar.
Në Gran Saso nderohet shumë, në shenjtëroren që mban emrin e tij, cak shtegtimesh,
sidomos të të rinjve. Eshtë shpallur shenjt në vitin 1920. Shën Gabrieli u dallua
për një jetë të përkushtuar plotësisht Mundimeve të Jezu Krishtit, dhurimit të plotë
të vetes pa rezerva, të shpirtit të uratës e të pendesës, në mënyrë të posaçme kishte
një përshpirtëri ndaj të Shenjtërueshmes Zojë të Dhimshme. Për ditët tona figura
e Shën Gabrielit, “shenjtit të buzëqeshjes” është shembull i përshpirtërisë së sinqertë
kristiane, mësim i rëndësishëm për të gjithë se si të jetojmë në përkim me Ungjillin
e në lutje të vazhdueshme me Mësuesin e Jetës, Krishtin. Gjithnjë
më 27 shkurt përkujtohet Shën Leandri i Siviljes, ipeshkëv Lindi nga një familje
e vjetër romake e Kartagjenës, më vonë e transferuar në Sivilja në Spanjë. Babai i
tij vdiq ende i ri e kështu iu desht të ndihmonte vëllezërit më të vegjël. Në
vitin 589 e thirri Koncilin e III të Kishtar të Toledos që pati një ndikim të jashtëzakonshëm
dhe ndihmoi në përshpejtimin e procesit të unitetit shpirtëror të Spanjës, ndihmuar
edhe nga liturgjia e quajtur mozarabike apo vizigote, promovues e mjeshtës i së cilës
ishte pikërisht ipeshkëvi Leandri duke përpiluar edhe lutjet e kënduara për Meshë
( të cilin e ndjeku i vëllai Izidori, i cili do të bëhët shumë i njohur në tërë Mesjetën
për veprën e tij të madhe enciklopedike të titulluar.