2009-02-26 17:36:31

Përgjigja e Kardinalit Sodano kritikave të teologut Hans Kyng botuar tek “Lë Mondë” dhe “La Stampa”.


(26.02.2009 RV)Kardinali Anxhelo Sodano, dekan i kolegjit të kardinalëve, shprehu keqardhjen e tij në mikrofonin e radios sonë për intervistën që prof. Hans Kyng, teolog, i ka dhënë së fundmi gazetës franceze “Lë Mondë” dhe që dje u botua edhe nga e përditshmja italiane “La Stampa”, në të cilën teologu lëshonte akuza të forta ndaj Papës dhe Kishës. Të ndjekim përgjigjen e Kardinalit Sodano:


Përgjigje: U lëndova në shpirt kur lexova intervistën të cilën Prof. Hans Kyng ia ka dhënë së përditshmes “Lë Mondë” e që pastaj u botua edhe në Itali nga gazeta “La Stampa”. Nëse teksti është i saktë, e ndjej të detyrueshme të them se bëhet fjalë për pohime të përgjithshme e të paprovuara. Personalisht janë dëshmitar i impenjimit të Atit të Shenjtë për ta bërë Kishën një Familje, një familje të bijve të Hyjit.

Përgjigje: Hirësi, nuk jeni habitur nga mënyra sesi gazeta “La Stampa” e botoi këtë intervistë të cilën e pati botuar më parë “Lë Mondë”?

Pyetje: Nuk e kuptoj sesi një e përditshme italiane, që e njeh mirë veprimtarinë e Papës deshi t’i bëjë kaq shumë reklamë kësaj interviste, duke i dhënë ndër të tjera edhe një titull, ndër thonjëza, që është i ndryshëm nga origjinali francez dhe duke bërë pastaj një gabim kur përmend Koncilin e Nikesë, - që gjendet në Turqinë e sotme, e që është mbajtur në vitin 325 pas Krishtit, - si Koncil të Nicës!?

Pyetje: Kardinal Sodano, çfarë mendoni për këto kritika ndaj Kishës?

Përgjigje: Një kritikë vëllazërore është gjithmonë e mundshme në Kishë, që nga kohët e Shën Pjetrit dhe të Shën Palit. Një kritikë e hidhur, përkundrazi, aq më tepër nëse është e përgjithshme, nuk ndihmon për bashkimin e Kishës për të cilën po punon aq shumë në këtë çast të rëndësishëm të historisë Papa Benedikti XVI, të cilin Shpirti i Shenjtë e ka caktuar për të mbajtur Kishën e Shenjtë të Zotit. RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.