2009-02-26 17:42:18

Përfundon takimi i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar


(26.02.2009 RV)U mbyll dje pranë Selisë së Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, takimi i përvitshëm i Komitetit të Përbashkët për dialogun përbërë nga dikasteri vatikanas dhe nga Komiteti i Përhershëm i Al-Azharit për Dialogun ndërmjet besimeve fetare monoteiste. Në qendër të këtyre punimeve, ishte analizimi i situatës së islamit dhe të marrëdhënieve ndërmjet të krishterëve dhe të myslimanëve. Mbi klimën në të cilin u zhvillua takimi, flet Kardinali Zhan-Lui Turan, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar:

Përgjigje: Atmosfera qe veçanërisht e përzemërt, kryesisht për faktin se ne ishim një numër i kufizuar pjesëmarrësish dhe kjo gjë bëri që të lindnin biseda të paprogramuara në një klimë besimi të ndërsjellë. Në veçanti, ngulëm këmbë në faktin se si kryetarë fesh është detyrë jona t’i edukojmë të rinjtë me frymën e takimit të kulturave dhe të njerëzve. Nënvizuam faktin se mjetet e komunikimit shoqëror duhet të përcjellin një vizion më pozitiv dhe të respektueshëm ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.