2009-02-26 17:42:04

Kardinali Tarçizio Bertone në simpoziumin kushtuar Piut XI: Qe një papë i madh që duhet studiuar dhe rizbuluar.


(26.02.2009 RV)Një figurë që duhet zbuluar më mirë, nëpërmjet studimit të dokumenteve të pabotuara vënë sot në dispozicion nga historianët e Arkivit Sekret të Vatikanit. Bëhet fjalë për Papën Akile Rati, që nisi papninë e tij në vitin 1922 me emrin e Piut XI. Mbi këtë protagonist të shek. XX foli sot edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, gjatë hapjes së punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtar promovuar nga Këshilli Papnor i Shkencave historike.

“Papë me dinjitet kishtar. Një papë me një shtatlartësi perandorake”. Papa i pesë diktatorëve: Hitlerit, Musolinit, Stalinit, Frankos dhe Salezarit – me të cilët iu desh të manovronte ndërmjet dy luftrave botërore të shekullit të kaluar, pa numëruar pastaj telashet që rrodhën nga kriza ekonomike e vitit 1929. Kardinali Bertone e përkufizoi si “mahnitëse” historinë njerëzore dhe kishtare të Piut XI, por edhe vuri në dukje se nga papnitë e shek XX, ajo e Papës Rati ka nevojë të shqyrtohet më me vëmendje, jo vetëm për të nxjerrë më mirë në sipërfaqe atë që quhet zelli baritor i tij, por edhe për të sqaruar veprimet që kreu gjatë qëndrimit të tij në timonin e barkës së Pjetrit, për 17 vjet.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.