2009-02-24 15:28:21

Më 24 shkurt kalendari Kishtar përkujton Shën Sergjin dhe Shën Bakun,murgjër e martirë


(24.2.2009 RV)Më 24 shkurt Kisha përkujton Shën Sergjin dhe Shën Bakun, murgjër e martirë të Cezaresë së Kapadokisë. Të dyve iu pre koka më 24 shkurt të një viti të papërcaktuar nga guvernatori Sapriço në epokën e persekutimeve të Dioklecianit. Gati të harruar nga burimet hagjiografike greke e bizantine, Sergji e Baku patën popullaritet në botën Perëndimore, falë edhe tregimit të hollësishëm mbi martirizimin e tyre për shkak të pohimit te fesë në Krishtin.
Reliket e Shën Sergjit qenë mbartur në Spanjë, në qytetin Ubeda, ndërsa kulti i dy martirëve u përhap me shpejtësi në shumë vise të Lindjes por edhe në Shqipëri, ku për nder të tyre u ndërtua një kishë me vlera të mëdha historike dhe kulturore pranë kuvendit benediktin të Sergjit e Bakut në breg të lumit të Bunës, në fshatin Shirq, emri i të cilit vjen vetë nga ai i Shenjtit Sergj.







All the contents on this site are copyrighted ©.