2009-02-24 15:22:45

Gëzimi i imzot Dolan për emërimin si kryeipeshkëv i Nju Jorkut


(24.02.2009 RV)Ishte një falenderim prej 360 gradësh ai i djeshmi i imzot Timoti Dolan, emëruar nga Papa Benedikti XVI, kryeipeshkëv metropolit i Nju Jorkut. Falenderimi i parë i prelatit iu drejtua pikërisht Atit të Shenjtë, për besimin e dhënë, e më pas për paraardhësin, kardinalin Eduard Egan e për të gjithë vëllezërit ipeshkvij, meshtarët, rregulltarët, seminaristët dhe besimtarët katolikë. Gjithashtu, kryeipeshkvi i ri përmendi edhe bashkëpunëtorët e feve të tjera të krishtera, hebrenjtë, islamikët, me të cilët, sipas ipeshkvit, do të vazhdojë miqësia. Imzot Dolan përfundoi duke iu lutur Zotit ta ndihmojë në mision e ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.