Imzot Zef Simoni: një jetë për Zotin e Vendlindjen.
(23.2.2009 RV)Imzot Zef Simoni u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor duke na lënë
trashëgim një thesar të paçmueshëm feje në Zotin, qëndrese në rrugën e Kalvarit, dëshmimi
të Ungjillit të Krishtit, shërbimi ndaj Kishës e Vendit, pasioni ndaj kulturës e
së Vërtetës. Nga arkivi i Radio Vatikanit ju propozojmë një fragment të shkëputur
prej njërës nga intervistat e shumta, që kemi realizuar me ipeshkvin katolik, imzot
Zef Simonin, dëgjues të rregullt e dashamirës të Radios së Papës. Ta dëgjojmë përmbledhjen
e fjalimit që imzot Zef Simoni mbajti në Sinodin e Ipeshkvijve në Vatikan më 3
dhjetor të vitit 1991 para Papës Gjon Palit IImbi Kishën në Shqipëri e gjendjen
sociale të Vendit...