Imzot Timoti Dolan, kryeipeshkvi i ri i Nju Jorkut
(23.02.2009 RV)Papa emëroi sot kryeipeshkvin e ri metropolit të Nju Jorkut.
Është imzot Timoti Majkëll Dolan, lindur 59 vjet më parë në Seint Luis të Misurit,
deri tani kryeipeshkëv i Miluokit. Ai zëvendëson kardinalin Eduard Majkëll Egan, i
cili largohet për shkak të moshës. Imzot Dolan është shuguruar meshtar kur ishte 26
vjeç e është bërë ipeshkëv 51 vjeç. Bakalaureatin në Filozofi e ka kryer në SHBA;
në Romë, në Universitetin papnor “Angelicum” ka mbaruar teologjinë; ndërsa është laureuar
në Histori Kishtare në Universitetin Katolik të Uashingtonit. Kryedioqeza e Nju Jorkut
ka 2 milion e gjysëm katolikë, ndër 5 milion e 600 mijë banorë.