(22.2.2009 RV)22 shkurti për kalendarin e Kishës katolike përfaqëson ditën e festës
së Katedrës së Shën Pjetrit.Kjo festë i referohet dinjitetit e autoritetit të papatit.
Pra, bëhet fjalë për një festë që nxjerr në pah përkujtimin e misionit që Jezu Krishti
ia besoi Pjetrit Apostull. Para daljes se Shën Pjetrit nga Toka Shenjte dhe martirizimit
të tij në Romë, selia e magjisterit (mësimit zyrtar të Kishës) të Pjetrit si i pari
i apostujve, identifikohej me selinë e kishës së Antiokisë. Edhe liturgjia kremtonte
këto dy momente me dy data të ndryshme: më 18 janar (Roma) e më 22 shkurt (Antiokia).
Reforma e kalendarit i ka bashkuar në një festë të vetme, këtë të sotme. Ajo – shpjegon
‘Meshari Romak’ – “me simbolin e katedrës (selisë) vë në pah misionin e mësuesit dhe
të bariut që Krishti i dha Pjetrit, detyrë të cilën Krishti e themeloi në personin
e Pjetrit e atë të pasardhësve, në saje të parimit e të themelit të dukshëm të unitetit
të Kishës”.