Të krishterët dhe myslimanët të bashkëpunojnë duke respektuar lirinë e ndërsjellë.
Kështu u shpreh Kardinali Turan në universitetin e Bolonjës.
(21.02.2009 RV)“Të krishterët dhe myslimanët mund të bashkëpunojnë për të promovuar
vlerat morale dhe shpirtërore, duke respektuar lirinë e ndërsjelltë. Marrëdhënie këto
që duhen zhvilluar në një frymë dialogu të sinqertë dhe që respekton tjetrin, bazuar
tek një vetëdije, e cila i njeh vlerat e përbashkëta fetare dhe me shumë çiltërsi
ndërgjegjësohet dhe respekton ndryshimet.” Këtë pohoi kardinali Zhan Lui Turan, president
i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar gjatë një konference pranë Fakultetit Juridik
të Universitetit të Bolonjës.