Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 7-të gjatë vitit kishtar ciklit të dytë,“B"
(21.2.2009 RV)Dëgjues të nderuar
ia përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj
radhe të dielës së VII-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik. Nën
udhëheqjen e Shën Markut Ungjilltar, këtë të diele do të bëjmë edhe një hap më tej,
përpara në njohjen e figurës së Jezu Krishtit, në njohjen e identitetit të vërtetë
të tij. Këtë, Shën Marku ungjilltar e bën përmes një ngjarjeje të jashtëzakonshme,
përmes shërimit të një personi të paralizuar . Leximet biblike të kësaj së diele
mund t’i lexoni në Leksionar apo në Bibël: Izaia 43,18-19.21-22-24-25; Psalmi 41 (40);
Letra e Shën Palit 2 Kor 1,18-22; Ungjilli Shën Marku 2,1-12. Pjesët biblike vejnë
në dukje se kjo mrekulli e shërimit të të paralizuarit që bëri Jezusi, është shenjë
e një shërimi më rrënjësor, më të thellë se sa shërimi fizik, është shenjë e shërimit
shpirtëror, e shërimit nga mëkatet. Pikërisht ky fakt, i faljeve të mëkateve, na bënë
ta kuptojmë identitetin e vërtetë të Jezusit. Ai është Biri i Zotit, që është bërë
njeri, për shpëtimin e shërimin shpirtëror të njerëzimit. Si gjithmonë, edhe sot,
një prej aspekteve që i nxitë shumë njerëzit që t’i japin kredit një personi, është
pa dyshim ‘pushteti që ka e që mund ta ushtrojë. Të gjithë ne, kush ma shumë e
kush ma pak, jemi të tërhequr nga pushteti, vrapojnë tek ata që janë të pushtetshëm,
kërkojmë të vejmë kontakte e të kemi marrëdhënie me njerëz që kanë pushtet, në mënyrë
të sigurojmë ndonjë të mirë, ndonjë favor si në planin personal, poashtu edhe në atë
social, ekonomik, politik apo fetar. Edhe Jezusi kishte një ‘pushtet’ e këtë e
hetuan dhe e dinin fare mirë banorët e Kafarnaumit, burra e gra, të sëmurë e të shëndosh,
që drejtoheshit plotë shpresë kah vendi ku ai rrinte. Jezusi nuk e zhgënjeu turmën
e popullit: ai e ushtrojë ‘pushtetin’e vet në dobinë e njerëzve e pushteti i tij qëndronte
në Fjalën shpëtimprurëse të Zotit, që Ai predikonte dhe dëshmonte me vepra. Ky
është pushteti i vërtetë i Jezusit, dhe pikërisht duke e ushtruar këtë pushtet Ai
e dëfton identitetin e vet e qëllimin më të thellë të misionit të ve: shpëtimi i njeriut
prej të gjitha formave të robërisë, posaçërisht nga robëria e mëkatit dhe e vdekjes
së përjetshme. Po më gjerë, ti dëgjojmë me fe e zemër të hapur, Fjalët Hyjnore
që na i propozon Liturgjia shenjte e së dielës së 7-të gjatë vitit kishtar, ciklit
të dytë….
Nga dëgjimi i leximeve biblike të kësaj së diele, e kemi më të qartë
idenë se Kush është Jezusi!? Kjo është pyetja që e bën njeriu i çdo epoke; e kjo
është pyetja që e bëjmë edhe ne sot. Duke lexuar e dëgjuar ungjillin, tashmë e dimë
se Jezusi është ai që befason, trondit dhe ai që e ndryshon jetën e atij personi që
e takon. Jezusi e kumton, e predikon mbretërinë e Zotit; i shëron të sëmurit, dhe
i nxitur e i prekur nga dhembshuria, e shpëton të gërbulurin. Ai është predikatar
e shërues. Mirëpo…. Ai është shumë më tepër se kaq. Ungjilltari e bashkë me të edhe
Kisha, na përkujtojnë se Jezusi, është “Biri i Zotit, që ka pushtetin t’i falë mëkatet
mbi tokë”. Vetëm Zoti mund ta bëjë këtë gjë (punë) sepse mëkati thelbësisht është
fyerje e Zotit. E pasi Jezusi i falë mëkatet, e bënë këtë porsi Bir i Zotit, ai e
ka për mision t’ua komunikojë dhe ofrojë të gjithë njerëzve faljen e Zotit. Leximet
biblike të kësaj së diele, pra, na thërrasin, të meditojmë e të besojmë se mëkati
është një realitet shumë më i rëndë e më i keq se çdo sëmundje fizike e trupore. Për
këtë, veprën e të falurit të mëkateve, veprën e shpëtimit, Jezusi ua beson apostujve
të vet, e falja – shlyerja e mëkateve është mrekullia e vërtetë për çka çdo njeri
sot ka nevojë. Me shërimin e personit të paralizuar – për çka na foli ungjilli
i kësaj së diele – Jezusi na bënë me dije se, nëse duam, ai na shëron shpirtin, ai
na çliron zemrën prej të këqijave dhe bënë krijesa të reja, njerëz të ri në dashurinë
e pakufishme të Zotit Atë. Mesazhi kryesore i leximeve biblike të kësaj së diele
është i qartë: para së keqes së mëkatit, që e mundon, e sundon, e pushton njeriun,
Jezusi dëftohet ( shfaqet), me fjalë dhe me vepra, porsi Ai që mund ta shërojë njeriun
jo vetëm prej sëmundjeve fizike, por edhe e në rend të parë, rrënjën e thellë të së
keqes, me faljen e mëkateve, do të thotë Jezusi e shëron njeriun edhe nga e keqja
shpirtërore, nga sundimi i mëkatit, nga sundimi e pushtimi i djallit të mallkuar dhe
nga vdekja e përjetshme. Në dhe me Jezusin, mund të rifillojmë gjithmonë një jetë
të re, të lirë e të liruar nga mëkati, nga i keqi dhe nga e keqja......