2009-02-21 16:38:30

Konçistor për disa çështje shenjtërimi


(21.02.2009 RV)Paradite, në orën 11, në Sallën Klementina të Pallatit Apostolik në Vatikan, gjatë kremtimit të Orës së Gjashtë, Ati i Shenjtë Benedikti XVI mbajti Konçistorin e zakonshëm publik për shenjtërimin e 10 të Lumëve.
U vendos që ceremonia e shenjtërimit të të Lumëve Arkanxhelo Tadini, Bernardo Tolomei, Nunjo de Santa Maria Alvares Pereira, Gertrude Komensoli dhe Katerina Volpiçeli do të mbahet më 26 prill 2009. Ndërsa kremtimi i Meshës, gjatë së cilës do të shpallen shenjtorë Zigmunt Sheshni Felinski, Fransisko Gol i Gitart, Jozef Damian de Vuster, Rafael Arnàiz Baròn dhe Marì de la Krua Jugan do të bëhet të dielën më 11 tetor 2009.







All the contents on this site are copyrighted ©.