2009-02-20 17:36:33

18-vjetori i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë


(20.2.2009 RV)RealAudioMP3 Shfletojmë Kalendarin për të kujtuar një datë që, pas 18 vjetësh, të ngjall ndjenja të ndryshme kontradiktore. Më 20 shkurt 1991 populli i Tiranës rrëzoi nga piedestali në qendër të sheshit Skënderbe monumentin e Enver Hoxhës të cilin, si e hoqi zvarrë përgjatë rrugëve të kryeqytetit, e copëtoi. E copat u rrëmbyen për t'u asgjësuar përgjithmonë....
Ta përkujtojmë atë që ngjau e që simbolizon data e 20 shkurtit të vitit 1991, me një dëshmitar që personalisht ka pësuar përndjekjet e përjetuar tmerrin e regjimit komunist në Shqipëri si qindra mijëra njerëz tjerë të pafajshëm.
Nuk mund të mos kujtojmë, me këtë rast, një notë të ipeshkvijve katolikë çekë, shkruar pak vite më parë, në valën e polemikës për akuzat e shumë qytetarëve si spiunë të sigurimit, përmes së cilës shpjegojnë se “Kisha e Populli, mbi të gjitha, kanë qenë të persekutuar, kanë qenë viktimë. Është për t’u çuditur – shënohet në notë – që mjetet e komunikimit sulmojnë njerëz, të cilët në fund të fundit kanë qenë viktima, ndërsa tolerojnë pa fjalë, praninë e komunistëve të djeshëm ose të trashëgimtarëve të tyre në parlament e në të gjitha postet më të rëndësishme të shtetit e të shoqërisë”. Po t’i kthehemi datës së 20 shkurtit e domethënies që ka për të gjithë shqiptarë e posaçërisht për qytetarët e Shqipërisë e të dëgjojmë bisedën me poetin Visar Zhiti, ministër këshilltar të Ambasadës së Shqipërisë pranë Shtetit Italian në Romë..............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.