2009-02-19 16:54:37

Pritje për 80-vjetorin e Pakteve Lateranense ndërmjet Italisë dhe Vatikanit


(19.02.2009 RV)Ndërmjet Italisë dhe Selisë së Shenjtë marrëdhëniet janë shumë të mira. Kështu u tha mbrëmë në pritjen, që u zhvillua në ambasadën italiane pranë Vatikanit, me rastin e 80 vjetorit të nënshkrimit të Pakteve Lateranense dhe të 25-vjetorit të rishikimit të Konkordatit. Morën pjesë presidenti i Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, kryeministri Silvio Berluskoni, kardinali-sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone dhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, imzot Anxhelo Banjasko. Ndër të tjera, u fol edhe për tema ndërkombëtare, si dhuna kundër katolikëve në disa zona të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.