2009-02-18 18:50:08

Peshkopi Golokov emërohen përgjegjës për Marrëdhëniet e jashtme të Patrikanës së Moskës


(17.2.2009)Peshkopi i Jerorjevskit, Mark Golokov, 44 vjeç, është emëruar përgjegjës i Marrëdhënieve të jashtme të Patrikanës ortodokse të Moskës e të gjitha Rusive. Peshkopi Golokov e zëvendëson kështu, mitropolitin Kirill, i cili është zgjedhur Patrik më 27 janarin e kaluar, pas vdekjes së Aleksejit II, më 5 dhjetor. Peshkopi Mark Golokov ka qenë nga viti 1999 zëvendës-president i  Marrëdhënieve të jashtme. I lindur më 1964 në Siberi, është dorëzuar prift në  vitin 1999. Në vazhdim, ka vepruar për 7 vite në Jerusalem dhe është ipeshkëv i Jerorjevskit nga viti 2004.







All the contents on this site are copyrighted ©.