2009-02-18 16:22:05

Më 18 shkurt përkujtojmë vrasjen e ballkanologut e albanologut të njohur kroat Milan Shuflaj.


(18.2.2009 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 18 shkurt përkujtojmë vrasjen e ballkanologut e albanologut të njohur kroat Milan Shuflajt. Pra, më 18 shkurt të vitit 1931 u vra Shuflai Milan, ballkanolog dhe albanolog kroat, njohës i mirë i historisë shqiptare të mesjetës. Lindi në Lepogllavë më 1879. Studimet e larta i kreu për Shkenca Historike në Universitetin e Zagrebit. Në moshën 24 vjeçare hasi në burime që lidheshin me të kaluarën e shqiptarëve në periudhën e Mesjetës. Ndër studimet për Shqipërinë përmendim: "Akte dhe diploma që ilustrojnë çështjet e Shqipërisë mesjetare", "Rrethanat kishtare të Shqipërisë paraturke", "Fatet politike të Themes së Durrësit", "Biologjia e fiseve të popullit shqiptar", "Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në mesjetë", "Historia e shqiptarëve të veriut", etj. U vra pabesisht në Zagreb nga njerëzit e policisë. Në shenjë proteste e bashkuan zërin e tyre intelektualë të shquar të kohës si Albert Ajnshtajni, Hajnrih Mani, etj.







All the contents on this site are copyrighted ©.