2009-02-18 18:48:51

Kardinali Arinze do të mbajë meditimet e ushtrimeve shpirtërore në Vatikan


(18.02.2009 RV)Kardinali Frensis Arinze, prefekt nderi i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve do të mbajë ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve në Vatikan. Ushtrimet do të zhvillohen në kapelën Redemptoris Mater në Pallatin Apostolik, nga 1 deri më 7 mars, në praninë e Papës Benedikti XVI dhe të Kuries Romake. Tema e meditimeve të këtij viti: “Meshtari takon Jezusin dhe e ndjek pas”. Dita e 1 marsit do të fillojë me adhurimin eukaristik, në orën 18. Më pas do të vazhdojë me Lutjen Mbrëmësore, meditimin e parë dhe bekimin. Ditët e mëpasme do të karakterizohen nga Lutjet e Mëngjesit, në orën 9.00, dhe nga Lutjet e Orës së Tretë, në orën 10.15, të ndjekura nga dy meditime. Në orën 17.00, kardinali Arinze do të mbajë meditimin e tretë të ditës. Në orën 17.45, Lutja Mbrëmësore, adhurimi eukaristik dhe bekimi. Të shtunën, më 7 mars, pas Lutjes së Mëngjesit, do të mbahet meditimi përfundimtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.