2009-02-16 15:32:29

Koncistori i ri i rregullt për 10 Shenjtorët e ri do të mbahet të shtunën më 21 shkurt.


(16.2.2009 RV)Konçistori i ri i rregullt për 10 Shenjtorët e rinj do të mbahet në Vatikan të shtunën më 21 shkurt. Pra, Koncistori i rregullt publik për miratimin e Çështjes së dhjetë Shenjtorëve të rinj, ndër të cilët edhe atë Jozef Damiani, engjëlli i të gërbulurve të Molokait, do të mbahet të shtunën e ardhshme më 21 shkurt në Vatikan. Në një komunikatë, mjeshtri i Ceremonive papnore, imzot Guido Marini, njoftoi se të shtunën e ardhshme më 21 shkurt, në ora 11.00 do të mblidhet Konçistori i rregullt publik në Sallën Klementina të Pallatit Apostolik, ku kardinajt do të votojnë Çështjet e kanonizimit të 10 të Lumturve. Ndër figurat e Shenjtorëve të rinj, shtatë janë meshkuj e tri gra, ndër ta siç thamë, spikat figura e Jozef Damianit de Vuester, më thjesht i njohur si “ atë Damiani”, i cili për 12 vjet, në mbarim të 1800-ës, qe apostull i të gërbulurve në ishullin Molokai, në arkipelagun e Havait. Të lumturit e ri janë të gjithë evropianë: 1 polak, 4 italianë, 2 spanjollë, 1 belg, 1 portugez, 1 francez.







All the contents on this site are copyrighted ©.