2009-02-14 20:15:42

Toka e Shenjtë e pret Papën për vizitë


(15.2.2009 RV)Toka e Shenjtë e pret Papën: pohimin e njoftoi personalisht Benedikti XVI se është i impenjuar “në përgatitjen e vizitës në Izrael”. Lajmërimi arriti gjatë takimit, të enjten e kaluar në Vatikan, me delegacionin e Konferencës së presidentëve të organizatave kryesore hebraike amerikane.
Gjithnjë në audiencë me një grup rabinësh hebrenj amerikanë, Papa dënoi antisemitizmin e çfarëdo teze negacioniste të Shoahut. Dënimin e antisemitizmit nga Papa, botën hebraike e ka pritur dhe komentuar pozitivisht e shpreh kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Benediktit XVI në Izrael.







All the contents on this site are copyrighted ©.