2009-02-14 20:13:30

Nga aktiviteti javor i Papës Benediktit XVI e Kishës


(15.2.2009 RV)Të shtunën në Vatikan, Papa priti në audiencë pjesëmarrësit e Simpoziumit që u mbajt këtë javë me rastin e 80 vjetorit të themelimit të Shtetit të Vatikanit me temën: “Një territor i vogël për një mision të madh”. E Benedikti XVI duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtij Simpoziumi tha se “ Shteti i Qytetit të Vatikanit është një instrument i domosdoshëm për t’i dhënë Kishës e Papës mundësinë të kryejnë mandatin e marrë nga Krishti. Qyteti i Vatikanit është në të vërtetë një pik gati e padukshme në hartat e gjeografisë botërore, një Shtet fare i vogël e pa kurrfarë ushtrie të frikshme, në duke i parëndësishëm në strategjitë gjeopolitike ndërkombëtare. E megjithatë, ky realitet i dukshëm i pavarësisë absolute i Selisë së Shenjtë, ka qenë dhe është qendër e rrezatimit të veprimi të vazhdueshëm nč favor të solidaritetit e të mirës së përbashkët”. Shteti i Vatikanit, shtoi Papa, “ruan në vete thesare të fesë, të historisë, të artit, pra ruan një thesar të çmueshëm për njerëzimin mbarë”.


Për emigracionin lypet politika të “hapura” e të respektueshme për dinjitetin njerëzor, në vend të masave që merren në emër të sigurisë që orvaten t’i mbyllin Shtetet e emigrantëve. Me këto koncepte e tjera si këto, kryeipeshkvi Agostino Marketo ka mbrojtur të premten e kaluar të “drejtën e lëvizjes së emigracionit”, gjatë fjalimit të tij mbajtur në Simpoziumin e Fondacionit Konrad Adenauer, organizuar në bashkëpunim me Komunitetin e Shën Exhidit në Romë .

Të premten e kaluar Papa priti në audiencë të Dërguarin e tij të Posaçëm për kremtimet e 700 vjetorit të fillimit të banimit (qëndrimit) të Papve Romak në Avinjon të Francës, kardinali Paul Puparë. Kremtimet përkujtimore do të mbahen pikërisht Avinjon nga data 9 deri më 10 mars.







All the contents on this site are copyrighted ©.