2009-02-13 18:00:05

Dita e dytë e Simpoziumit për 80 vjetorin e Pakteve të Lateranit. Shteti si garanci e lirisë njerëzore e autonomisë së Kishës


(13.2.2009 RV)Sot në Vatikan u mbajt dita e dytë e Simpoziumit për 80 vjetorin e themelimit të Shtetit të Qyetit të Vatikanit, organizuar nga Guvernatoratit i Selisë së Shenjtë. Pas sesionit të mbajtur dje në Pallatin e Lateranit në Romë, sot ngjarja përkujtimore u transferua në Vatikan, në Sallën e re të Sinodit. Nesër në mëngjes është në program audienca me Papën Benediktin e XVI.
“Një territor i vogël për një mision të madh”: kjo është tema e simpoziumit organizuar me rastin e 80 vjetorit të Pakteve të Lateranit. Sesionin e dytë, në të cilin ndërhynë shumë historianë, e drejtoi senatori e filozofi italian Marçelo Pera, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit ndalet tek modeli konkordatit që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Shtetit e Kishës.
Shteti e Kisha në Evropë njihen përmes një Konkordati, në të cilin impenjohen me disa obligime ndaj palës tjetër. Modeli evropian nuk është dominues në botë, për shembull në SHBA-së nuk kanë një model konkordati që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Shtetit e Kishës. Ajo që është më e rëndësishme, sipas mendimit tim, është të nënvizohet një pik që pavarësisht se cili model ekziston për marrëdhëniet ndërmjet dy institucioneve – Kisha e Shteti – duhet theksuar se themelet e demokracisë e të liberizmit mbi të cilat Shtetet evropiane e ato amerikane mbështeten e themelohen, janë themele që ushqehen e nxjerrin në mënyrë të konsiderueshme nga tradita e mesazhit të krishterë, e prandaj ai mesazh nuk mund të mos ketë një rol e vend në shoqërinë civile”.







All the contents on this site are copyrighted ©.